Skulptura e zbuluar nga mermeri e Maria Magdalenës Antonio Canova, mund të shitet deri në 10 milionë dollarë kur të dalë në ankand në korrik, raporton CNN të shtunën.
E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Christie's si "kryevepra e humbur" e skulptorit neoklasik italian, "Maddalena Giacente" (Magdalena e shtrirë) dhe duke përshkruar Maria Magdalenën në një gjendje ekstaze fetare, skulptura u përfundua pak para vdekjes së Canovas më 1822.
Kreu i Skulpturësë së Christie’s, Donald Johnston, ka thënë se vepra ishte vlerësuar si një e thjeshtë pasi nuk dihej se në të vërtetë ishte e artistit të madh.
"Ishte një nga pikat kryesore të ekspozitës Art Treasures në Manchester më 1857... iu shit me disa gjëra një zotërie... kishte një zjarr në shtëpi. Ai bëri një ankand dhe në kohën kur ai ankand ndodhi në vitin 1938, identiteti i humbi skulpturës dhe ajo thjesht u referua si një figurë klasike”.
Skulptura do të shkojë nëpër ture nga New Yorku deri në Hong Kong. Do të ofrohet më pas për shitje më 7 korrik, me çmim prej 10 milionë dollarësh.
-
Skica e Michelangelos shitet për 19.5 milionë euro
-
Piktura e Rubensit prej zhdukjes për katër shekuj deri te 2.3 milionë euro
-
Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Piktura e “Blossom” pritet të shitet për 1.7 milion euro