Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Skulptori deçanas që po shënon sukses në Zvicër

Rubrika “Shqiptarët nëpër botë” e emisionit “JETA” të KTV-së, kësaj radhe ishte në Bern të Zvicrës.

Naim Selmonaj me prejardhje nga Deçani është skulptor.

Ai njihet si një artist me skulpturat e tij unike të cilat janë të punuara në materialet e ndryshme.

Selmonaj jeton dhe punon qe 27 vjet si skulptor dhe piktor në Bern të Zvicrës, ku punimet e tij, sidomos skulpturat, janë të veçantë, me stil të rrallë në Europë e më gjerë të cilat janë të shpërndara apo vendosura në ambiente publike, institucione dhe vila private.

Për më tepër ndiqeni rrëfimin e tij.