E ngarkuara e Qeverisë gjermane për kulturën, Claudia Roth, e vlerësoi përfshirjen e skenës berlineze të technos si një shenjë të rëndësishme për një koncept të zgjeruar të kulturës, i cili drejtohet kundër “ndarjes absurde” midis kulturës serioze dhe kulturës argëtuese
(Deutsche Welle) – Gjatë viteve 1980, skena e klubeve të Berlinit u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës techno të asaj kohe në botë. Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë. Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar “Tresor”, i cili u hap në vitin 1991, si dhe Parada e Dashurisë. Tani, skena e famshme e technos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Berlini njihet në botë për gjallërinë e klubeve, megjithatë shumë prej tyre po vuajnë ende nga pasojat e pandemisë COVID-19.
E ngarkuara e Qeverisë gjermane për kulturën, Claudia Roth, e vlerësoi përfshirjen e skenës berlineze të technos si një shenjë të rëndësishme për një koncept të zgjeruar të kulturës, i cili drejtohet kundër “ndarjes absurde” midis kulturës serioze dhe kulturës argëtuese.
“Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me subkulturë apo teknika tradicionale artizanale, ato të gjitha janë pjesë e pasurisë kulturore të vendit tonë”, ka thënë ajo në Berlin.
Lista e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s përfshin elemente të tilla si muzika, vallet, performancat, zejet e lashta dhe zakonet e ndryshme si thesare kulturore botërore që duhen mbrojtur.
-
Historia e suksesit dhe egërsisë ndaj komunitetit “queer” në Berlin
-
UNESCO-ja me kurs global për luftën kundër tregtisë ilegale me artefakte
-
Kryeqytetet evropiane të kulturës në test të zhvillimit
-
Një i vdekur dhe 16 të lënduar pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”
- Berlin 2028: Nga Kongresi në Marrëveshje