Rikthimi i Eda Zarit në Prishtinë me koncertin e saj të radhës, “Udhëtimi Dimëror”, u mirëprit mjaft mirë nga publiku kosovar.
Ky koncert i pazakontë përmbush dëshira të vogla nostalgjike, duke e sjellë Eda Zarin në skenën e Teatrit ODA, bashkë me kolegët e saj, dhe duke e sjellë kështu një performancë sensuale dhe të ngrohtë, raporton KTV.
Koncerti zuri vend të shtunën mbrëma dhe ngjarja u përcoll me mjaft emocione dhe melodi të njohura që e përgatisin shpirtin e publikut për festat e fundvitit.
Në mesin e këngëve të përzgjedhura nga Eda për t’i performuar ishin edhe “Ja na erdhi viti i ri” dhe “Silent Night”.
Artikuj të ngjashëm