Ekipet e punonjësve të trashëgimisë kulturore të rajonit të Korçës kanë nisur punimet për mirëmbajtjen e një prej thesareve arkeologjike të zonës. Bëhet fjalë për Tumën e Kamenicës.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka njoftuar se problematikat në gardhin rrethues, ambientet ndihmëse dhe muret janë duke u riparuar sipas projektit të hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë.
“Për një guidë sa më të përshtatshme për turistët dhe për mbrojtjen e monumentit nga faktorë të ndryshëm janë parashikuar punime, në ringritjen e pergolës së dëmtuar, rindërtim dhe riparim në të gjithë gjatësinë e gardhit të rrëzuar, riparim i derës hyrëse, rindërtim i murit në pjesët e dëmtuara dhe të gjitha punimet e mirëmbajtjes në elementet e drurit”, shkruhet në komunikatën e DRTK-së.