Kulturë

Shpata 2 mijë e 500 vjet e vjetër e gjetur në Danimarkë zbardh rituale

shpata

Përpara se shpata të flijohej, ajo përkulej në mënyrë rituale për ta bërë të padobishme si armë

Një shpatë jashtëzakonisht e rrallë rituale, me formë të lakuar e që i takon epokës së bronzit të vonë është gjetur në kënetat e Danimarkës

(VejleMuserne.de) – Në komunën e Egedal të Danimarkës,  një arkeolog amator me një detektor metalesh bëri një zbulim interesant: një shpatë të përkulur ritualesh që daton rreth 500 para erës sonë. Kjo është një nga provat më të hershme të përdorimit të hekurit në Skandinavi, thuhet në deklaratë. E zbuluar në zonën e ligatinave Værebro Adal, ky artefakt sjell dëshmi të reja mbi praktikat shpirtërore dhe kalimin teknologjik nga epoka e bronzit në epokën e hekurit.

Është një zonë ligatinash, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e materialit arkeologjik. Një shpatë e përkulur ritualesh dhe objekte të tjera nga epoka e bronzit të vonë dhe epoka e hekurit të hershëm janë “varrosur” si një rit në ligatinë. Klaus Falsby kontaktoi menjëherë ROMO-n, autoritet për trashëgiminë kulturore në Egedal.

Sipas arkeologut Emil Winter Struve, objekte rituale të gjetura në rajon datojnë kryesisht nga epoka e bronzit të hershëm deri në të mesëm. Megjithatë, ato nga epoka e bronzit të vonë janë tepër të rralla, duke sugjeruar se tradita praktikohej më pak në atë kohë.

Shpata e lakuar, sipas Struves, është tepër e rëndësishme. Shpata përmban bronz dhe hekur, materiale që përfaqësojnë peizazhin teknologjik në zhvillim të periudhës. Thumbat prej hekuri të shpatës janë ndër përdorimet më të hershme të njohura të hekurit në Danimarkë, duke sugjeruar se ajo është prodhuar rreth vitit 500 para erës sonë.

Dizajni dëshmon se nuk është prodhuar në vend, por është importuar nga një rajon në veri të Alpeve, me shumë mundësi i ndikuar nga kultura Hallstatt –  një shoqëri luftëtarësh që dominoi Evropën e epokës së bronzit të vonë. Kjo hap një histori tregtie, migrimi dhe shkëmbimi kulturor në atë kohë.

Përpara se shpata të flijohej, ajo përkulej në mënyrë rituale për ta bërë të padobishme si armë. Bazuar në materialet dhe dizajnin e ndërlikuar, kjo siguronte që ajo të mbetej një flijim i vlefshëm dhe domethënës.

Vendi ku është gjetur shpata në Egedal rreth 30 kilometra nga Kopenhaga, është një zonë ligatinash, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e materialit arkeologjik. Një shpatë e përkulur ritualesh dhe objekte të tjera nga epoka e bronzit të vonë dhe epoka e hekurit të hershëm janë “varrosur” si një rit në ligatinë