“Ekrane përballë” është titulluar programi që do të shpalosë në kryeqytet filma dhe video të artistëve në Itali, prej viteve ’60 e deri më sot.
Galeria Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada italiane në Prishtinë, të hënën kanë bërë hapjen e prezantimit treditor.
Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, tha se qëllimi i këtij prezantimi është njohja me kulturën italiane në Kosovë, raporton “Express” i KTV-së.
Në Fakultetin e Arteve, në ditën e parë të prezantimit, u shfaq përmbledhja e një videogalerie të kuruar nga italiani Bruno di Marino.
“Jam shumë i kënaqur që jam këtu në Prishtinë. Është hera e parë dhe është nder ta shfaq historinë e artit italian me video nga artistë të ndryshëm prej vitit ’60, e deri më sot dhe është shumë e rëndësishme t’i shohim këto lloje të videove, sepse edhe mbledhja e tyre ka qenë e vështirë, meqenëse nuk është vetëm një film i vetëm, por shumë të tillë”, ka thënë di Marino.
“Ekrane përballë” do të vazhdojë deri të mërkurën dhe do të shpalosë këndvështrime të ndryshme historike, deri te teknologjia e ditëve të sotme.
-
”Ekrane përballë” për eksperimentin gjysmëshekullor me imazhe lëvizëse
-
Përfundon prezantimi treditor “Ekrane përballë” i filmave dhe videove të artistëve italianë
-
Galeria me 10-të ekspozita në vitin e rikthimit në objektin e rinovuar, sonte në “Express”
-
Ngjyrat e artistëve vendorë në kompozicion me lojën e çmimeve
-
Rihapja e Galerisë së Arteve të Prishtinës, sonte në “Express”