Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkarkohet Kiço Londo, emërohet Altin Basha në Teatrin Kombëtar Eksperimental të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e drejtuesit të Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës, regjisorin Kiço Londo. Në vend të tij është emëruar Altin Basha, ish-drejtues i spektaklit “Portokalli” dhe një nga mbështetësit e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vendimi i qeverisë është firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe çuditërisht është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe jo në faqen e Kryeministrisë, siç ndodhë zakonisht me aktet e Këshillit të Ministrave.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.