Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të hënën ka bërë tok drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha, dhe atë të teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Gjergj Prevazi. Në këtë prezantim të tyre si udhëheqës të rinj të institucioneve, po ashtu është hapur edhe për këtë vit thirrja për Fondin e Teatrit për të Rinj e administruar nga teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Qeveria e Shqipërisë ka synime që teatrot kryesore të shkojnë në një tjetër nivel. Të paktën deklarativisht, ekzekutivi tenton të veprojë kësisoj.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të hënën ka bërë tok drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha, dhe atë të teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Gjergj Prevazi. Në këtë prezantim të tyre si udhëheqës të rinj të institucioneve, po ashtu është hapur edhe për këtë vit thirrja për Fondin e Teatrit për të Rinj e administruar nga teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Thirrja do të jetë e hapur deri më 21 mars, ndërsa shfaqjet do të mbahen gjatë gjithë vitit në kryeqytet dhe jashtë tij, në rrethe.
Margartiti ka thënë se në këtë prezantim, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të të pranishmëve, kishim mundësi të ndanim politikat e Ministrisë së Kulturës dhe prioritet e saj bashkë me platformat e drejtuesve, për teatrin që lidhen me ngritjen e nivelit artistik, me hapjen në rang kombëtar e ndërkombëtar, mbështetjen e të rinjve, shpërblimin e aktorëve dhe reformimin e sistemit teatror mbi bazën e një ligji të posaçëm për teatrin.
“Jam e bindur se përvoja e zotit Basha dhe e zotit Prevazi do të shërbejë për të ngritur nivelin e teatrit dhe së bashku do të çojmë drejt zgjidhjes problemet që shqetësojnë komunitetin artistik”, ka thënë ajo.
Drejtori i ri i Teatrit Eksperimental, Gjergj Prevazi, ka thënë se platforma e tij synon produksione të teatrit bashkëkohor, nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
“Kjo platformë synon përshtatjen me një qasje më bashkëkohore të produksioneve, çka do t’u jepte një hapësirë edhe jashtë vendeve produksioneve tona. Kjo përmes përmirësimit të estetikës dhe rritjes së nivelit për përshtatjen me tregun ndërkombëtar”, ka thënë ai. Sipas Prevazit, pavarësisht tregut të vogël brenda kufijve, do të synojnë që shfaqjet e tyre të shkojnë fillimisht drejt festivaleve rajonale, e më pas në Evropë e më gjerë.
Edhe
“Fondi i Teatrit për të Rinj” në përkrahje të skenës së pavarur në Shqipëri
Gjatë vitit të kaluar buxheti i fondit të teatrit për të rinj ishte 10 milionë lekë, ndërsa pati edhe 16 fitues, ndër ta edhe artistë të skenës të afirmuar, kryesisht sa u përket pjesëve dramatike. Fituesit ishin përzgjedhur nga Bordi i Teatrit Eksperimental, ky organ me ndërrimin e drejtorit do të ketë emra të rinj.
Midis të tjerash, drejtori i Teatrit Kombëtar ka folur edhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
“Ka ardhur koha që ne t’i konsiderojmë Tiranën dhe Prishtinën si dy hapësira kulturore që funksionojnë në mënyrë të natyrshme”, ka thënë regjisori Altin Basha. Artistët e pranishëm, midis të tjerash, kanë bërë pyetje edhe për kërkesat për rritje pagash. Sipas drejtuesve teatrorë dhe ministres Margariti kjo çështje do të rregullohet me një ligj të ri për teatrin.
-
Kosova bëhet me Këshill Kombëtar të Arteve, bashkon figura partiake
-
Kultura ende pa paratë e shtetit, shkas edhe mungesa e buxhetit
-
Me mbi një vit vonesë hapet thirrja për Këshillin Kombëtar të Arteve
-
Drama me drejtorin e Teatrit Kombëtar: Komision disiplinor, paralajmërim për dorëheqje, pezullim, dorëheqje