Vepra e re e Michel Houllebecqut, “Serotonina”, është një libër i rraskapitur dhe rraskapitës. Ai të bënë të pyesësh nëse shkrimtari e ka pasur të veten si autor fiksioni, shkruan sot Koha Ditore.
Narrator i rrëfimit është Florent-Claude Labrouste, inxhinier bujqësor francez (Houllebecq kishte pasur dikur një punë të ngjashme) që ndien se “po vdes nga pikëllimi”. Florent-Claude e lë punën e tij, zhduket prej të gjitha obligimeve dhe niset në një rrugë, të cilën e quan “ceremoni e vogël lamtumirëse për libidon time”.
Njëjtë si Jake Barnes, personazhi i “The Sun Also Rises”, Florent-Claude është zhburrëruar; jo prej luftës, por prej antidepresivëve. Ky burrë në mesmoshë e ndan mendjen që t’i vizitojë dashnoret e tij të dikurshme. Për organin e tij seksual, ai shkruan: “Doja t’i shihja, edhe një herë, të gjitha gratë që e kishin nderuar, që e kishin dashur në mënyrën e tyre”.
Solipsistik, i obsesionuar me seksin dhe apatik, Florent-Claue është personazhi tipik i Houellebecqut. Personazhet e këtij autori janë në njëfarë mënyre pishtarë moralë të erës sonë. Në pothuajse secilën situatë mund ta pyesësh veten se “çfarë do të bënte një personazh i Houllebecqut?” dhe ta bësh të kundërtën.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore)