Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Score” si homazh për kompozitorët e muzikës së filmit

“Muzika është rrahja e zemrës së një filmi”, thotë regjisori James Cameron në “Score - A Film Music Documentary”, në të cilin aktori Christopher Reeve luan Supermanin po ashtu lavdëron kompozitorin John Williams: “Pa muzikë, fuqitë e ‘Superman’ zvogëlohen shumë”, thotë Reeve. “Nëse mëton të fluturosh pa atë melodi, atëherë nuk shkon askund”.

Në 93 minuta, “Score - A Film Music Documentary”, me hollësi rinumëron 100 vite të muzikës së filmit, duke filluar nga epoka e filmave pa zë kur një organist i ulur në teatrin “Wurlitzer” pati për detyrë të që të mbytë zhurmën e projektorit të filmit derisa krijon tension emocional që përkon me filmin, shkruan Koha Ditore.

Pjesa më e madhe e dokumentarit u dedikohet metodave moderne të produksionit, me kompozitorë që punojnë në kompjuterë dhe orkestra të studiove, të cilët më pas i shohin rezultatet e tyre.

Gati 60 persona janë intervistuar, duke përfshirë kompozitorët e filmit si Danny Elfman, Rachel Portman, Howard Shore, Johën Williams dhe Trent Reznor, duke dhënë edhe pamje të shkurtra prapa skenës, kur kompozitori tradicionalisht i bashkohet ekipit të produksionit pas xhirimit të skenës së fundit dhe më pas duhet të krijojë pritshmëri të mëdha....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).