Kulturë

Rusia privohet edhe nga e drejta e votës në Eurovision

Rusia është privuar nga e drejta për të votuar në Eurovision, ka bërë të ditur producenti ekzekutiv, Claudio Fasulo, raportoi “Ukraine Now” të martën në Telegram.

Fasulo ka shpjeguar se shtetet të cilat nuk mund të marrin pjesë në garë, nuk duhet të kenë të drejtë as të votojnë për garuesit e tjerë.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka vendosur që t’ia ndalojë Rusisë pjesëmarrjen në Eurovisionin e vitit 2022, një ditë pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës.

Rusia nisi një sulm ndaj fqinjit të saj, Ukrainës, në orët e para të 24 shkurtit.

Qeveritë perëndimore kanë vënë sanksione të shumta si përgjigje ndaj agresionit.