Shumë këngë rock’n’roll ishin ndaluar që të transmetoheshin për shkak të teksteve, por “Rumble” ishte e para që u ndalua për shkak të melodisë.
E incizuar nga “Link Wray & His Ray Men” në vitin 1958, instrumentali kishte shtrembërim, reagim dhe akorde të fuqishme, një përzierje që bëri nervoz radiostacionet e New Yorkut dhe të Bostonit, saqë refuzuan ta transmetojnë këngën nga frika se mund të ngjallte dhunë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç thuhet, kjo këngë hit e mori titullin, sepse u kujtonte dëgjuesve rrahjet e bandave ose të paktën ishte si thirrje muzikore për një gjë të tillë; në “Pulp Fiction” kjo është melodia kur Uma Thurman dhe John Travolta shkëmbejnë pijen 5-dollarëshe dhe mbretëron heshtje e tensionuar.
“Nëse e ke konsideruar veten si kitarist të vërtetë të rock’n’rollit, do të duhej të mësoje ‘Rumble’”, kishte thënë në një intervistë kompozitori dhe kitaristi Robbie Robertson. “Ishte e gjallë dhe e ndytë, dhe në të kishte atë shpirtin rebel”.
Singli është në zemër të dokumentarit “Rumble: The Indians Who Rocked the World”, nën regji të filmbërësve kanadezë Chatherine Bainbridge dhe Alfonso Maiorana, me të cilin kanë marrë çmime në festivale, duke përfshirë çmimin special të jurisë në “Sundance” për “tregim mjeshtëror”. Ken Jaworowski në një kritikë për “The Times” e ka lidhur këtë dokumentar me ata që janë fitues të çmimit “Oscar”, si “20 Feet From Stardom” dhe “Searching for Sugar Man”.
Nëpër kinematë e ShBA-së dhe të Kanadasë, “Rumble” tani po eksploron historinë e amerikanëve autoktonë në muzikën popullore, ata që janë të vlerësuar për punën e tyre dhe të atillë që nuk hyjnë në atë rang. Jesse Ed Davis, i cili ka luajtur përkrah “Rolling Stones” dhe kohë pas kohe me “Beatles” është në dokumentar, ashtu sikurse edhe Buffy Sainte-Marie, këngëtari i cili kompozoi këngë për gjithçka, prej dashurisë dhe spiritualitetit deri te gjenocidi kulturor dhe hajnia në tokat indiane.
Jimi Hendrix, gjyshja e të cilit ishte gjysmë Cherokee, shihet në këtë dokumentar e veshur me xhaketë të bardhë dhe mokasine në “Woodstock”, sikurse edhe jazz këngëtari Midred Bailey... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.