Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, përveç se ka një zë të mrekullueshëm, ajo po ashtu ka talent edhe në aktrim.
Ajo luan në franshizën e njohur “Fifty Shades” në rolin e motrës së adoptuar, Mia, të protagonistit të këtij filmi Christian Grey, transmeton Koha.net.
Por, sa herë është shpërfillur Rita Ora në këtë franshizë? Për këtë, revista amerikane “Vulture” sjell disa argumente që tregojnë se si është shpërfillur këngëtarja 27 vjeçare.
1. Argumenti i parë që franshiza “Fifty Shades” nuk ishte e interesuar për shfaqjen e talentit të Orës erdhi në filmin e parë, ku këngëtarja shfaqet në një skenë për vetëm 5 sekonda. Asaj i ndërpritet fjala në momentin që fillon të flasë.
2. Pavarësisht se ishte vetëm njëra nga dy muzikantët në kastin e filmit, Ora është lënë jashtë kolonës zanore të “Fifty Shades of Grey”, i cili përfundoi si albumi i shtatë më i shitur i vitit 2015. Dy vjet më vonë, kolona zanore e “Fifty Shades Darker” u dha mundësinë film-bërësve që të jenë të drejtë me Ritën, por në vend të kësaj, këngën e saj “Kiss Me” e zëvendësua me këngën “I Don’t Wanna Live Forever” të Zayn Malik dhe Taylor Swiftit, gjë që i bie të jetë një fyerje më e madhe sesa të lihet tërësisht jashtë listës. Dhe nuk është se ishte një album i vogël – ai përbëhet nga 19 këngë!
3. Rita Ora pati më shumë skena në filmin e dytë “Fifty Shades Darker”, por pothuajse me nga një minutë paraqitje në secilën skenë. Këtu patëm mundësinë të kuptojmë më shumë për Mian: Vëllai i saj, me të cilin supozojmë se ka pasur, jo qindra, por mijëra fjalosje, ka vështirësi ta njohë atë. Ai lodhet nga prezenca e saj pas 26 sekondave bisedë.
4. Ajo ka një shije të tmerrshme për dhurata.
Edhe
Rita Ora me probleme shëndetësore, rrezikon premierën e “Fifty Shades Freed”
5. Milioneri më i ashpër në gjithë Paqësorin e Veriperëndimit, Christian, bën publik njoftimin e tij për fejesë me një shaka në llogari të Ritës.
Megjithatë, duket se gjërat po përmirësohen. Për të përkujtuar kontributet e saj në franshizën “Fifty Shades”, Orës iu besua kolona zanore e filmit të tretë “Fifty Shades Freed”, përcjell Koha.net. Kënga “For You” është kolona zanore e filmit të tretë të kësaj franshize, të cilën e ka punuar në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne.
“For You” është kënga e 82-ë e listës “Hot 100”, kështu duke u bërë kënga e katërt më e suksesshme e karrierës së Ritës. Dhe në bazë të trailerit të “Fifty Shades Freed”, duket se ajo është paraqitur në më shumë skena të këtij episodi.