Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ringjallja dhe harresa e Mitit të Kosovës

Lëndë e interesimit tim janë funksionet ideologjike dhe politike të kujtesës së Betejës së Kosovës, që nga tregimet e para për të e deri te ditët tona.

Dokumentet të cilat përmbajnë shembuj të përshkrimit të kësaj beteje i kam ekspozuar kronologjikisht me atë që i kam renditur ato edhe sipas kriterit gjeopolitik, shkruan Ivan Çoloviq në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu, burimet më të vjetra mbi këtë temë i kam ndarë në disa grupe: fillimisht shkrimet kishtare serbe për Kosovën, pastaj dokumentet osmane, bizantine, italiane, dubrovnikase dhe evroperëndimore, kurse sipas parimit të njëjtë i kam grupuar edhe kujtimet për Kosovën të krijuara në shekujt XlX dhe XX.

Prandaj, veçmas janë prezantuar shembujt serbë, malazezë, kroatë, sllovenë, boshnjakë, jugosllavë dhe shqiptarë.

Panorama e fituar e thirrjeve politike për Betejën e Kosovës dhe porosive ideologjike, që përmbajnë tregimet dhe imazhet mbi të, tregojnë se sa gjatë dhe me çfarë intensiteti në historinë e disa popujve është prezent kujtimi i Kosovës dhe i shteteve ballkanase, kur dhe pse ai kujtim ishte në funksion të afrimit dhe bashkimit të tyre, ndërsa kur dhe pse ka shërbyer për ndarjen e tyre, për nxitjen e urrejtjeve dhe konflikteve të ndërsjella. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)