Në Muzeun “Marubi” në Shkodër, pas 170 vjetësh është rikthyer teknika fotografike e kolodiumit të lëngshëm, me të cilën Pietro Marubi filloi rrugëtimin e fotografisë shqiptare.
Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që në rrjetet sociale ka ndarë imazhe nga aplikimi i kësaj teknike në Shtëpinë e Fotografisë nëpërmjet asistencës së ekspertëve gjermanë.
Njëri nga ekspertët gjermanë është Maximilian Zeitler, fotograf dhe specialist i realizimit të proceseve historike të fotografisë. Gjatë vizitës në muzeun “Marubi”, Zeitlet ka shikuar nga afër disa prej xham-negativëve të teknikës së kolodiumit të lëngshëm të realizuara nga Pietro Marubi.
“Shkodra e Artit dhe Kulturës ofron një udhëtim mbrapa në kohë përmes fotografisë, me eksperiencën e veçantë të teknikës që përdorej 170 vjet më parë nga i papërsëritshmi Pjetër Marubi dhe pasardhësit e tij gjenialë të dinastisë legjendare të Marubëve”, ka shkruar Rama. “Kjo teknikë e aplikuar sërish në Shtëpinë e Fotografisë përmes asistencës së ekspertëve gjermanë, të cilët e aplikojnë ende metodën e fotove bardhezi të punuara manualisht, risjell në Shkodër nga drejtuesi pasionant i muzeut unikal, ku ruhet thesari i Marubëve, Luçiano Bedeni”.
Pjetër Marubi ishte një italian nga Piacenza, i cili pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik e zhvilloi në qytetin e Shkodrës.
Me ardhjen në Shqipëri, ai hapi të parën studio fotografike, të cilën e emërtoi “Dritëshkronja”, duke sjellë shqip fjalën fotografi, pra të shkruash me dritë. Studioja u themelua më 1856 e sot mban emrin fototeka kombëtare “Marubi”.
Edhe
“Marubi” avancon standardet e konservimit të arkivit
Pjetër Marubi përveçse fotograf, ishte edhe skulptor, arkitekt e piktor.
Ai la një trashëgimi të pasur fotografike, e cila përtej vlerave artistike, ka vlera dokumentare e historike që dëshmojnë për periudhën në të cilën ai jetoi e veproi.
-
Arkivi Marubi shpallet thesar i trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja
-
Shkodra me muze etnografik synon të fuqizohet si destinacion turistik
-
“Antologjia e fotografisë shqiptare” për dokumentimin e historisë së imazhit
-
“Kujtim nga Shqypënija” e fundshekullit të 19-të prej 3 deri në 7 euro në ankandin e Stambollit