Prishtinë, 14 shtator - Krijimi i Këshillit Kombëtar për Art dhe Kulturë, bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës me skenën e pavarur kulturore e krijimi i një fondi për kulturë dhe art, janë disa prej çështjeve që kanë diskutuar përfaqësuesit e Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës me ministrin Kujtim Gashi.
Sa i përket kësaj fushe, kreu i ri i Ministrisë së Kulturës ka zgjedhur që para se të takojë drejtuesit e institucioneve vartëse të MKRS-së që financohen nga shteti - ku krahas pagave u jepen edhe 2 milionë e 286 mijë euro për projekte vjetore – të njoftohet me disa prej organizatorëve të ngjarjeve të pavarura kulturore. Buxheti i shtetit për këto aktivitete nuk ka shkuar kurrë mbi 800 mijë euro. E përfaqësuesit e RrIPAK-ut tashmë kanë hequr dorë nga ideja se MKRS-ja duhet të udhëhiqet nga një person që nuk vjen nga partitë politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën i kanë kërkuar Gashit më shumë bashkëpunim midis MKRS-së dhe institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.