Kolona të civilëve shqiptarë, në zonën e Gollakut, janë disa prej pamjeve të kësaj ekspozite.
Në njëzet fotografi bardhezi dokumentohen përjetimet e qytetarëve të kësaj zone gjatë vitit 1999, raporton KTV-ja.
Autori i ekspozitës Ridvan Slivova thotë se çdo moment i dokumentuar në këto fotografi e ka karakteristikën e vet dhe shpërfaq frikën nga masakra.
Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se këto fotografi ngërthejnë vlerë historike dhe arritje artistike për të paraqitur mbijetesën e popullsisë civile.
Ekspozita “Kujtesa e Kosovës - jeta në qiell e najlon” është hapur me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe u cilësua e rëndësishme, sepse i kontribuon ruajtjes së kujtesës.
-
Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Jeta nën qiell e najlon”
-
Imazhet e Nick Sidleit sjellin ngjyrat e Kosovës së lirisë e shpresës
-
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot
-
“1991” ngre paralele mes luftërave në Kroaci e Kosovë në idenë e dashurisë
-
“Kosovarja” – homazh për fuqinë dhe rezistencën