Këto punime e shpërfaqin një pasqyrë të kulturës nga perspektiva historike.
Artistja Agata Çetta veprat artistike i ka sjellë si thirrje për riatdhesimin e eksponateve arkeologjike dhe objekteve etnologjike që i mungojnë Muzeut të Kosovës.
Përmes kësaj ekspozite ajo kërkon kthimin e 1243 eksponateve arkeologjike dhe etnografike nga Kosova që mbahen në Beograd.
Në nëntë vepra artistike, ajo ka paraqitur elemente të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
Kjo ekspozitë ishte paraparë të hapej për Ditën Botërore të Muzeut, në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Për shkak të masave parandaluese të koronavirusit, artistja ka vendosur ta sjellë virtualisht.
Agata Çetta vitin e kaluar e hapi ekspozitën “Rijetësimi ilir” në Konsullatën e Kosovës në Munih.
-
“Riatdhesimi” si reagim e thirrje për kthimin e artefakteve nga Beogradi
-
Kosova konfirmon tjetër shifër: Serbia ka grabitur 3274 artefakte
-
Thirrja për kthimin e artefakteve nga Serbia me fushatë reprizë
-
Kosova mund ta kërkojë kthimin e artefakteve nga Serbia edhe me gjykata
-
Kurti: Moskthimi i artefakteve të Kosovës nga Serbia, shkelje e konventave ndërkombëtare