Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Regjisori i momenteve autentike

Që nga fillimi i karrierës së tij, regjisori zviceran Christian Frei krijoi një reputacion si regjisor kërkues, me një zotërim të veçantë të subjekteve të tij. Është i njohur që i ndjek protagonistët e tij nga afër, gjithmonë në kërkim të momenteve autentike. 

Me kujdes ai shmang mbajtjen e anëve në filmat e tij, duke ia lënë audiencës lirshmërinë për të formuar mendimin e vet. Kritikët konsiderojnë filmat e tij të jenë humanistë dhe universalë, po aq sa delikatë dhe këmbëngulës, shkruan sot Koha Ditore.

Është i njohur që realizon një film dokumentar në cikël prej 4 vjetësh. Frei qëndroi në Prishtinë, javën e dytë të majit, gjatë ditëve kur në “Kino Armata” shfaqeshin filma bashkëkohorë të regjisorëve zviceranë në kuadër të “NeoCinema_CH”. 

“Nëse e sheh filmografinë time, bëj një film çdo katër vjet. Fillon gjithçka në mendje si një ‘moment ndriçimi’, kur e gjej temën, e di çka do të jenë 4 vjetët e ardhshëm dhe ulem e filloj punë menjëherë”, rrëfen Frei. 

Gjatë javës së “NeoCinema_CH” – që solli një pasqyrë të kinematografisë bashkëkohore zvicerane, përkrahur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë – u shfaqën filmat e tij “Genesis 2.0” i realizuar më 2018 dhe “War Photographer” i 2001-t që një vit më pas u nominua për “Oscar” e për “Emmy Award” më 2004. Aty, ai përcjell fotografin e luftës James Nachtwey. Përfshihen edhe pamje të luftës së viteve 1998- 1999 në Kosovë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm