Talenti dhe puna me përkushtim janë dy veçoritë e Lea Bekës, pianistes së re me moshë, por me suksese të shumta të treguara deri tash.
Duke qenë se mori pjesë shpesh në koncerte e gara të ndryshme, pianistja Lea Beka ka vendosur të paraqitet me recitalin pianistik ku ka luajtur veprat e kompozitorëve të mëdhenj si Bahu e Mozarti dhe vepra të kompozitorit shqiptar Fahri Beqiri, transmeton emisioni Express në KTV.
Që në moshën 8 vjeçare, Lea kishte nisur mësimet e para në piano, ndërsa profesoresha e saj, Lirika Pula, tash e sheh me krenari nxënësen e saj.
Në vitet e fundit, Lea Beka ka fituar çmime në garat si: “Pianist i Ri 2013/2018”, “Ars Kosova 2018”, e shumë të tjera. Ndërsa, premton se do të punojë dhe studiojë shumë dhe për të na sjellë tinguj të bukur dhe suksese të radhës.