Formohet komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit i cili do të jetë propozimi i Kosovës në Oscars.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ky komitet përbëhet nga: Astrit Kabashi (kryesues), Antoneta Kastrati, Visar Morina, Doruntina Basha, Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca dhe Zymber Kelmendi, transmeton Koha.net.
Komiteti do të bëj përzgjedhjen e filmit më të mirë që do të jetë kandidati kosovar për çmimin Oscars në kategorinë e filmit më të mirë të huaj.
Thirrja për dorëzimin e propozimeve për konsiderim në Oscars është e hapur deri më 10 shtator 2017 dhe pas mbylljes do të merret vendimi nga ana e komitetit selektues.
Ky është viti i katërt që Kosova është kualifikuar për propozim të nominimit dhe filmat e mëparshëm të propozuar vit për vit në Akademinë Oscars ishin: ‘Home Sëeet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Babai’ nga Visar Morina dhe ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja.

-
QKK thërret të interesuarit të propozojnë filmat për Oscar
-
Kosova në tatëpjetë me propozimet për “Oscar”, viti i tretë pa kandidat
-
Qendra Kinematografike i kthehet thirrjes për propozim për “Oscar” pas dy vjetësh pa kandidat
-
Arsyetimi me “probleme me e-maile” për mospropozim për “Oscar” shihet si joseriozitet i lartë
-
Kosova e harroi propozimin për “Oscar”, sepse “kishte probleme me e-mail”