Kulturë

“Qielli është i kaltër” si paqe e plotë

Pikturat e fundit të Gani Llalloshit mund t’i (ri)emërojmë: Piktura si dhuratë, si dashuri për pikturën…. për vendlindjen. Pse? Sepse autori pikturat ia kushton mjedisit, mjedisit të tij të afërt, i cili paraqet shtëpinë e lindjes, vendlindjen, nënën, të bijën, poetin (në ulëse) të humbur në gjithësi, por edhe piktorët, si Da Vinçi dhe Van Gogh, shkruan sit Koha Ditore.

Me imagjinatë të jashtëzakonshme artistike dhe variante mbi temën (“Darka e fundit” është plot me zogj dhe shenja në tavan, të cilat paraqesin simbolet kombëtare të vendlindjes së Ganiut), piktori dëshiron të afrojë botën e tij të jashtme me të brendshmen, me botën e tij intime që bazohet vetëm mbi shpirtin dhe autonominë e pikturimit të tij.

Bota origjinale, qasja autentike, gjithashtu vërehet në procesin e pikturës. Llalloshi nuk i pikturon pikturat me brushë dhe ngjyrë (çdo pikturë edhe të kaltrën) por sikur e zhyt ngjyrën në pëlhurë. Qielli blu, parajsa blu dhe baza: substanca e pikturës. Kaltërsia e ajrit, e trupit të njeriut, dhe fshati në sfond.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)