Kishte nisur studimet në vitet e vështira të terrorit, kur kandili i arsimit mbahej gjallë vetëm nga entuziazmi i njerëzve për rezistencë. Madje edhe në bodrume e shtëpi private të Prishtinës.
Nëse piktura është një tjetër mënyrë e të mbajturit ditar, siç kishte thënë dikur Pablo Picasso, hapërimi artistik gjatë atyre viteve të vështira sakaq kthehet në një ditar mbipersonal të një preokupimi artistik, shkruan sot Koha Ditore.
Dikur te Lukiani, orator i njohur grek, lidhja e njeriut me atdheun përshkruhej si diçka që shëmbëllente prindit dhe fëmijët. Edhe arti ka mënyrën e vet për ta shembullzuar këtë lidhje sublime me gjuhën e vet abstrakte e pa rëndim emocionesh.
Rikrijimi i kujtimeve
Piktorja prishtinase, Zana Ramadani, është artistja që imazhet e vendlindjes di t’i përjetësojë përmes ngjyrash e frymëzimesh të epërme.
Nga piktura në pikturë, motivet i ka të thurura me një evokim të botës së fëmijërisë me dhomën që nuk i ka më orenditë e dikurshme, shtëpinë, kopshtin e lagjen e shumë ngjarjeve. Ato kanë ëmbëlsinë edhe vite e vite më vonë.
Ditë më parë, ekspozita e saj “Vendi im” me dhjetëra piktura e grafika solli të rikrijuara kujtimet mbi vendlindjen....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)