Kulturë

Punimet për Muzeun e Historisë së Natyrës rinisin me premtime për buxhet

Ministria e Kulturës është duke e vazhduar traditën e premtimeve pa mbulesë. Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka dalë përtej planifikimeve të Qeverisë kur të enjten ka folur për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës. Të hënën e kësaj jave Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim rishikimin e buxhetit për këtë vit. Nëse deputetët në votimin final miratojnë rishikimin e buxhetit sipas planifikimeve të Qeverisë, do të pësojë projekti më i madh kapital në fushën e trashëgimisë kulturore. Sipas versionit që Qeveria e ka hartuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të këtij viti, mjetet e paraparë për projektet kapitale të Ministrisë së Kulturës do të pësojnë më shumë se 50 për qind.

E pa u bërë një muaj prej kur Qeveria ka planifikuar zbritjen e buxhetit për Muzeun e Historisë së Natyrës, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka vizituar vendpunishten. Punimet e ndërprera qysh në dhjetor të vitit të kaluar kanë rinisur këtë javë.

Pavarësisht planeve në letër, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, deklarativisht ka premtuar buxhet për aq punë sa mund të kryejë kompania që po ndërton kompleksin në hapësirën e njohur si “Te pishat” në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Ministrja Dumoshi situatën e krijuar me pandemi e ka përmendur si arsye që projektet kapitale nuk kanë përparuar.