Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Prozatori kosovar i hedh përtokë të gjithë idiotët

Pa dyshim, kemi të bëjmë me një vepër të shkëlqyer, për të cilën lexuesve u duhet kohë për t’u pjekur në mënyrë që ta kuptojnë. Injorantët dhe njerëzit pa horizont do ta ndiejnë veten krejt të humbur duke lexuar këtë roman.

Prozatori i ri kosovar, i cili është në të njëjtën kohë edhe autor dramash, poet, eseist e profesor universitar, na ofron, në përkthimin e Orkida Backus Borshit, një krijim letrar unik, shkruan sot Koha Ditore.

Një libër të vështirë të mbushur me fakte (botuar nga shtëpia botuese “Albatros”), me të cilin 95 për qind e idiotëve do të kenë problem për ta kuptuar. 

Pesë për qind dashamirës të letërsisë do të entuziazmohen, kjo është e qartë.

“Ulurima e ujkut”, një libër i çuditshëm

Si duhet t’i qasemi romanit të prozatorit dhe poetit bashkëkohor Ag Apolloni? Pa logjikë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë pretendim. Imagjino një situatë të tillë: je në breg të detit pranë një anijeje. 

Dikush të thërret ta ngresh spirancën. E mbërthen litarin me sa fuqi ke. Fillimi është i thjeshtë, por pas pak shikon se si litari është veshur plot me alga. I heq, ato rrëshqasin, vazhdon ta tërheqësh. 

Edhe Rexhep Qosja – njeriu i fjalës që i trazoi të gjithë Kulturë 1 muaj më parë Rexhep Qosja – njeriu i fjalës që i trazoi të gjithë

Pak më vonë shikon një peshk të ngordhur, qafa e tij e lidhur në litar, sytë i ka të nxjerrë, kokërdhokë. Ngordh. Ti vazhdon ta tërheqësh litarin, nxjerr një leckë të qelbur. 

Prapë vazhdon, nxjerr pisllëqe. Megjithatë, vazhdon ta tërheqësh litarin pa fund. Spiranca nuk del, deti sjell baticë, asnjë nuk vjen të të ndihmojë, ke frikë për anijen, për veten, për kohën, për konsekuencat e dështimit tënd qesharak.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)