Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ag Apolloni në Çeki për veprat e tij dhe letërsinë shqipe

Shkrimtari Ag Apolloni është ftuar në Çeki për të marrë pjesë në orë letrare kushtuar veprës së tij si dhe për të mbajtur një ligjëratë në “Universitetin e Karlit” në Çeki. Romani autobiografik i Apollonit “Ulurima e ujkut”, i cili trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme, tash e gati dy vjet flet edhe në çekisht. U përkthye nga Orkida Backus Borshi. Studiuesja e përkthyesja me prejardhje shqiptare është ligjëruese në Degën e Ballkanistikës dhe përgjegjëse për studimet shqiptare në “Universitetin e Karlit”.

“Në veprën e tij Ag Apolloni, nga Kosova, u përgjigjet pyetjeve të pafuqisë sociale dhe politike të Ballkanit aktual, problemeve të shpërbërjes së sistemit arsimor, ekstremizmit fetar në rritje dhe mitologjisë historike. Ai i bën të gjitha këto në një mënyrë të shkëlqyer përmes romaneve, poezive apo dramave të tij”, shkruhet në njoftimin e publikuar, Backus-Borsh.

Romani i tij “Një fije shprese, një fije shkrepse” që flet për luftën e fundit në
Kosovë dhe i cili është përshkrim i një vizite të tre shokëve në shtëpinë e nënës Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin, do të jetë gjithashtu pjesë e këtij takimi.

takimin letrar jam ftuar të flas për librin ‘Ulurima e ujkut’, i cili është përkthyer nga Orkida Backus Borsh dhe u botua nga shtëpia botuese ‘Albatros’, ndërkohë do të flasim edhe për romanin që ende s’është përkthyer, por që do të përkthehet së shpejti në çekisht, romanin tim të fundit, ‘Një fije shprese, një fije shkrepse’. Pra, kryesisht takimi im letrar në ‘Vaslav Havel’ do t’i kushtohet krijimtarisë sime dhe procesit të krijimit”, ka thënë ai për takimin më 11 maj në librarinë që është shndërruar në pikë reference në Pragë e që merret me dokumentimin e historisë moderne çeke. U hap më 2004, në emër të dramaturgut, ish-presidentit e disidentit të njohur çek.

Përveç kësaj, Apolloni, me ftesë të Jiří Januškas, shef i degës së Studimeve Ballkanike dhe Sllavishtes Jugore, gjatë qëndrimit të tij dhjetëditor në Çeki, gjatë majit, do të mbajë disa ligjërata në Universitetin e Karlit në Pragë.

“Aty do të mbaj një ligjëratë në gjuhën angleze, me studentët e albanologjisë dhe ballkanistikës dhe do të flas për konceptin e letërsisë botërore, sa është botërore letërsia botërore, sa na përfshin ajo neve, a është selektim i vlerave, kryeveprave apo është thjesht një term ombrellë që përfshin kryesisht atë që përkthehet në letërsinë angleze, domethënë edhe atë të letërsive të vogla”, ka thënë Apolloni.

Edhe Fijet e rrëfimeve tragjike të dy nënave të Kosovës lidhen edhe në New York Kulturë Fijet e rrëfimeve tragjike të dy nënave të Kosovës lidhen edhe në New York

si dhe arti që në zanafillën e tyre kanë krijuar ura. Për “luftimin e kufijve” Apolloni ua jep meritat edhe përkthyesve.

“Sigurisht që letërsia i lufton kufijtë dhe një punë të mirë në luftimin e kufijve e bëjnë përkthyesit. Atje do të jem me ftesë të përkthyeses dhe shefit të Ballkanistikës, që nënkupton se ata vetë i kanë fshirë kufijtë e Ballkanit, nuk janë marrë vetëm me një shtet të Ballkanit, por me komplet atë”, ka thënë Apolloni, që gjatë vizitës së tij do të ketë edhe disa takime me lexuesin çek. Romani i tij “Ulurima e ujkut” – me të cilin më 2013 mori edhe çmimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë – së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën malazeze.