Kërkesa qytetare e kanalizuar përmes Komunës së Prizrenit për kthimin në pronësi publike të kinemasë “Lumbardhi” (ish-Bistrica) u miratua javën që shkoi nga Qeveria e Kosovës dhe pas mbylljes së këtij kapitulli aktivistët konsiderojnë se duhet angazhim për ta definuar modelin e menaxhimit të kësaj hapësire, si dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për rivitalizimin e plotë të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Tash mbetet të bëhet është përfundimi i procedurave administrative të transferit të pronës, përfshirë kompensimin e ish-punëtorëve të N. Sh. ‘Kino Bistrica’, të definohet modeli i menaxhimit të hapësirës, si dhe të sigurohet financimi për rivitalizimin e plotë të saj”, ka thënë Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi”, që aktualisht e menaxhon kinemanë e lartcekur.
Sipas tij, tashmë është duke u punuar projekti ideor për këtë, i cili pritet të vihet në diskutim publik në shtator të këtij viti.
“Ekipi i kontraktuar nga ne është duke punuar në një projekt ideor që do të diskutohet me publikun në muajin shtator, i cili përveçqë do t’i definojë dhe ruajë vlerat e trashëgimisë së kinemasë, po ashtu do të trajtojë problemet strukturore, mekanike, si dhe urbanistike rreth kinemasë, me qëllimin e ofrimit të një hapësire cilësore, që edhe për shumë vjet do t’u shërbejë qytetarëve dhe komunitetit kulturor të Prizrenit”, ka deklaruar Shporta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Lumbardhi” përmbyll një kapitull, bëhet gati për shënimin e 70-vjetorit
-
Kino “Lumbardhi” në Prizren synohet të rijetësohet
-
“Lumbardhi”, finalist për çmimet prestigjioze “New European Bauhaus”
-
Rivitalizimi i “Marin Barletit” e “Lumbardhit”, shtysë për turizëm kulturor
-
“Lumbardhi Përsëri Publik” në mesin e fituesve të çmimeve të Trashëgimisë Evropiane