Qeveria e Kosovës në Programin e punës për katër vjetët e ardhshëm ka projekte kulturore që për vite gjenden në sirtarët e Ministrisë së Kulturës.
Sipas programit të Qeverisë, që tashmë është votuar nga Ekzekutivi, do të vazhdohet puna për projekte kapitale në kulturë, si teatri i operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova” dhe ai për Muzeun e arteve bashkëkohore, shkruan sot “Koha Ditore”. Që të dyja këto projekte numërojnë më shumë se një dekadë, që premtohen nga secili kabinet qeveritar.
Ministria e Kulturës synon të ndërtojë një muze të ri, atë të paqes. Por sipas ish-kabinetit të Ministrisë së Kulturës edhe ky projekt është paraparë në qeverisjen e tyre. Pavarësisht këtyre planifikimeve, shteti tash e 18 vjet nuk ka një Ligj për muzetë, i cili do të rregullonte edhe procesin e themelimit të një muzeu. Pos kësaj, në Programin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshëm planifikohet që të bëhen reforma në organizimin e institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe rishikim i legjislacionit.
Sipas Programit të Qeverisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të sponsorizojë një proces të gjerë për rishikimin e të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore, të cilat rregullojnë fushën e kulturës, dhe njëkohësisht do të avancojë legjislacionin për fushën e kulturës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria synon kthimin e artefakteve nga Serbia e edukim përmes kulturës
-
Kultura në 12 pikat e Qeverisë së re, prej teatrit e muzeve deri te diplomacia
-
Ministria s’e di se ku do ta ndërtojë Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Partitë reprizojnë premtimet në kulturë, nga Teatri i Operës te Muzeu i Artit Bashkëkohor
-
2025-ta me zvogëlim buxheti në kulturë e repriza projektesh kapitale