Projekti i shtatë vjetëve më parë për ta rinovuar e restauruar monumentin gati njëshekullor në hyrje të asaj që quhet Prishtina e Vjetër ka rënë në ujë.
Tash institucionet i kanë kërkuar pronarit projekt të ri që përfshin rindërtimin e tij ashtu siç ka qenë, shkruan sot “Koha Ditore”. Një javë pas shembjes së pjesshme të objektit - që njihet si ish-Konsullatë austriake, por edhe si ish-Konsullatë ruse e serbe - dhe ndërhyrjes së institucioneve me buldozer kur u rrënua edhe një pjesë, në trotuar ende kanë mbetur gjurmët e këtij rrënimi.
Janë të njëjta me ditën kur ndodhi ky rast, të martën e javës së kaluar, kur në mëngjes u shemb një pjesë e objektit të lënë pas dore për vite të tëra e që shteti e mbron si aset të trashëgimisë me emrin “Shtëpi banimi - Fitim Gjata”.
Pak kanë mbetur nga vlerat e objektit edhe pas ndërhyrjes së institucioneve, me arsyetimin e evitimit të rrezikut për kalimtarët. Vazhdon të jetë e rrethuar me shirita dhe nuk lejohet kalimi në afërsi të saj. Në bazë të asaj që shihet, ndërtesa vazhdon të paraqesë rrezik për qytetarët.
Komuna e Prishtinës, institucionet e trashëgimisë kulturore dhe pronarët janë dakorduar që objekti të rindërtohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Institucionet ndërhyjnë me buldozer në monumentin njëshekullor të kryeqytetit
-
Rrënohet shtëpia njëshekullore në Prishtinë
-
Objekti i Muzeut Etnologjik në Prishtinë tash e dy vjet peng i restaurimit
-
Shtëpia e Hynilerëve në Prishtinë pa ndërhyrje rrezikohet edhe nga reshjet
-
Pastrohet monumenti në Prishtinë, pronari do leje që ta bëjë bujtinë