Njëzet minuta punë i janë dashur buldozerit për të arritur objektivat e institucioneve të shtetit në raport me monumentin shekullor: rrënimin e një pjese të tij.
Ky veprim është ndërmarrë mbrëmjen e së martës pas konstatimeve se një pjesë e ndërtesës paraqet rrezik për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vendimi për demolim të pjesshëm është marrë pasi në orën 10:03 të paradites është shembur një pjesë e murit të këtij objekti njëshekullor që njihej si “Konsullata austriake” e tash mbrohet si aset i trashëgimisë me emrin “Shtëpi banimi - Fitim Gjata”. Shembja ka shkaktuar dëme materiale. Është rrethuar me shirit që ndalonte kalimin afër objektit.
Kjo ndodh gati pesë vjet pasi objekti u përfshi nga flakët, në qershorin e 2013-s. Edhe pas kësaj objekti është lënë krejt pas dore.
Me rrënimin që i kanë bërë institucionet, monumenti ka humbur pjesën më të madhe të vlerave. Vendimin për demolim të nxjerrë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka zbatuar Komuna e Prishtinës, e cila ka angazhuar një kompani për të rrënuar një pjesë të ndërtesës që gjendet në rrugën “Xhemajl Prishtina”, në hyrje të asaj që njihet si “Prishtina e Vjetër” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Projekt i ri për rindërtimin e monumentit të shembur në Prishtinë
-
Rrënohet shtëpia njëshekullore në Prishtinë
-
Demolohet një pjesë e oxhakut, Shtëpia e Hynilerëve e pabanueshme
-
Pastrohet monumenti në Prishtinë, pronari do leje që ta bëjë bujtinë
-
Monumenti i mbrojtur nga Ligji, i kthyer në deponi bërlloku