Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të premten me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ngritjen e bustit të Skënderbeut, si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren.
Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë kërkesa e anëtarëve të caktuar që këto projekte të jetësohen në afatin sa më të shpejtë kohor ka hasur në përgjigjen e zyrtarëve të Ekzekutivit se nuk duhet punuar me nxitim, ashtu që busti dhe shtatorja të punohen në mënyrën e duhur dhe të vendosen në lokacione adekuate.
Diskutimi rreth mundësisë për ngritjen e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit është shtuar në rend të ditës për seancën e KK-së pas kërkesave të parashtruara në mbledhjen e fundit të KPF-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shtatorja e Adem Jasharit në rimodelim, ajo e Skënderbeut pret komision
-
Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren
-
Busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit të papërfshira në buxhetin e Prizrenit
-
Prishtina pritet të bëhet me shtatoren e Adem Jasharit për 28 nëntor, ridiskutohet lokacioni
-
Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë