Organet komunale të Prizrenit në Planin e prokurimit për vitin 2019 kanë listuar projektin për ndërtimin e memorialit të Ekrem Rexhës – komandant Drinit, ndërkohë që projektet për ndërtimin e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit nuk figurojnë në të.
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se busti i Skënderbeut do të duhej të vendosej në Prizren shumë më herët, pasi që i begaton vlerat historike dhe kulturore të qytetit të vjetër, shkruan sot Koha Ditore.
“Edhe pse nuk jam shumë adhurues i busteve e shtatoreve, sepse mendoj që në periudhën e pasluftës, sheshet e qytetet janë stërngarkuar me to, pa ju parapri me debat të hapur për të përmbajtur vlera kulturore, historike e arkitekturale që duhet të prezantojë një bust, shtatore apo monument, megjithatë mendoj se busti i Gjergj Kastritotit- Skënderbeut në Prizren, si qyteti i dytë në Kosovë, do të duhej të ndodhte shumë më herët se në kohën kur po flasim. Busti i Skënderbeut në Prizren do të begatojë vlerat historike e kulturore të qytetit tonë”, ka thënë Kryeziu.
Për këtë arsye konsideron se organet komunale nuk duhet ta zvarrisin procesin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në qytetin e Prizrenit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizreni vendos për bust të Skënderbeut e shtatore të Adem Jasharit
- Republika e përmendoreve
-
Prishtina pritet të bëhet me shtatoren e Adem Jasharit për 28 nëntor, ridiskutohet lokacioni
-
Opozita në Prizren kritikon shtatoren e Skënderbeut, kërkon të përsosurën në art publik
-
PDK-ja në Prizren kërkon rimodelim të shtatores së Skënderbeut dhe ndryshim të lokacionit