Prizren, 8 shtator - Drejtuesit e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, të enjten, kanë njoftuar se kanë filluar realizimin e projektit për restaurimin e nënstacioneve elektrike në qytetin e Prizrenit.
Sipas tyre, ky projekt realizohet në kuadër të programit “Masat preventive - Intervenimet Emergjente” për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore, që po zbatohet nga QRTK-ja me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës. “Gjendja e dy nënstacioneve (trafove të vjetra) ishte mjaft e vështirë, sidomos e asaj që gjendet pranë Kishës Katolike, andaj këto dy ndërtesa janë bërë objekt i intervenimit në këtë fazë.
Dëmtimet e përgjithshme të tyre kanë të bëjnë kryesisht me destrukturimin dhe humbjen e pjesëve të tullave dhe disa çarjeve dhe humbjes së pjesshme të strukturës ndërtimore”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.
Trafostacionet elektrike nga shekulli XX në Prizren janë pjesë e Listës së trashëgimisë Kulturore, nën mbrojtje të përkohshme në kategorinë e trashëgimisë arkitekturore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Nis restaurimi i postës së parë në Prizren
-
Një pjesë e Prizrenit pa rrymë, KOSTT-i thotë se është intervenim emergjent
-
Nisin punimet në katër ndërtesa në rrugën “Marin Barleti” në Prizren
-
Monumentet e Prizrenit midis ndërhyrjeve emergjente dhe degradimit
-
Kalldrëmi i Prizrenit – i pambrojtur nga shpërfillja e vendimeve