Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nis restaurimi i postës së parë në Prizren

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve konservuese - restauruese për vitin 2017, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar me ndërmarrjen e masave të riparimit emergjente në ndërtesat-monumentet arkitekturale të rrezikuara, në zonën historike të Prizrenit dhe objektet tjera që gjendën në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme.

Realizimi i masave për ndërhyrje dhe riparime emergjente në ndërtesa - monumente arkitekturale të rrezikuara, financohet nga buxheti i shtetit. Ndërsa, zbatimi i punimeve në këto ndërtesa po bëhet nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sipas projekteve dhe planeve teknike të miratuara nga Komisioni për Vlerësimin e Projekteve restauruese – konservuese në kuadër të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërtesa e Postës së parë të Prizrenit gjendet në pjesën jugore të Prizrenit, në lagjen e ashtuquajtur “Saraj”.

Ndërtesa në fjalë ka vlerë historike si Posta e parë e qytetit e cila është themeluar gjatë shek. XIX. Bazuar në dokumentet e vjetra të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë kohës Posta ka shërbyer për dërgimin dhe pranimin e peticioneve, lajmeve dhe konfirmimeve të rëndësishme që ndërlidhen me ngjarjen e rëndësishme historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Duke u bazuar në dokumentet arkivore dhe në hartat e vjetra, rrjeti i parë telegrafik Prizren – Shkup është iniciuar nga Valiu i Shkupit në vitin 1864, dhe është përfunduar ndërtimi i postës së bashku me të gjitha aparaturat deri në vitin 1870.

Programi i Trashëgimisë Kulturore i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cili po implementohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të aktiviteteve konservuese/restauruese, përfshin ndërmarrjet e masave riparuese emergjente për monumente arkitekturale që janë në gjendje teknike të dëmtuar dhe të rrezikuara.

Ky angazhim institucional do vazhdoj tutje në rikthimin e identitetit kulturor dhe historik të qytetit të Prizrenit.