Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pritet të hapet lokali i mezeve në Pompei

Në fund të dhjetorit, ekspertët zbuluan një banak në një lloj lokali të vjetër mezesh në vendin buzë gjirit të Napolit. Hiri, balta dhe llava mbuluan qytetin gjatë shpërthimit të malit Vezuv derisa qyteti do të rizbulohej në shekullin XVIII

Një lokal i vjetër mezesh do të hapet së shpejti për vizitorët në Parkun Arkeologjik të qytetit të varrosur italian, Pompei.

Nga e enjtja e kësaj jave, vizitorët do të kenë mundësi të shohin vendin në gjirin e Napolit, në jug të vullkanit të Vezuvit.

Në fund të dhjetorit, ekspertët kanë thënë se zbuluan një banak të një lloj lokali mezesh. Kjo gjetje përftoi asokohe interesim të madh për shkak se është i mirëruajtur.

Një pikturë e verdhë dhe imazhe gjeli, fjala vjen, ishin ende qartësisht të dukshme në banak. Asokohe, njerëzit gravonin vrima në tryeza të gurta. Kërkuesit besojnë se ushqimi vihej aty për shitje. Gjatë gërmimeve, punonjësit kanë gjetur edhe mbetje ushqimi, sikundër edhe eshtra njerëzish e kafshësh.

Në Pompei, arkeologët vazhdojnë të gjejnë zbulime spektakulare nga antikiteti.

Hiri, balta dhe llava fashiti qytetin gjatë shpërthimeve në malin Vezuv në vitin 79 të erës sonë.

Në shekullin XVIII, qyteti historik u rizbulua. Në Itali, ky vend arkeologjik është një prej destinacioneve më të njohura turistike.

Artikuj të ngjashëm