Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pozita e 22-të më e dobëta që ka regjistruar Shqipëria në një finale të Eurovision

Pozita e 22-të të cilën e zuri Shqipëria në Eurovision 2023 me Albina Kelmendin dhe familjen e saj me këngën “Duje” është pozita më e keqe që ka arritur ndonjë përfaqësues i Shqipërisë në një finale të Eurovisionit.

Ka pasur garues nga Shqipëria që nuk arritën fare të shkonin në finale, mirëpo nga finalistët pozita e arritur të shtunën është më e dobëta nga një përfaqësues i Shqipërisë.

Kelmendi mblodhi 76 pikë, prej tyre 59 nga publiku e 17 nga juria.

Vitin e kaluar Ronela Hajati me këngën “Sekret” nuk arriti të kualifikohej fare në finale. Ndërsa në vitin 2021 Anxhela Peristeri me këngën “Karma” zuri vendin e 21-të.

Renditjen më të mirë që ka regjistruar ndonjëherë Shqipëria, ishte me Rona Nishliun në vitin 2012 me këngën “Suus” duke zënë vendin e pestë.

Image