Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Piktori që u dha ngjyrë ngjarjeve të gjysmëshekullit të fundit

Shumicën e kohës e kalon në atelie. Shpesh fle aty në një dhomë të improvizuar në njërin prej këndeve. Kur nis të flasë për hapësirën, shpejt merret vesh se nuk ekziston ndonjë tjetër ku ndihet më i plotësuar.

Eshref Qahili shpesh arratiset nga dendësia e qytetit të Prishtinës dhe ia mësyn periferisë, ku edhe e ka ndërtuar atelienë e galerinë “Qahili”, shkruan Koha Ditore.

“Azilin” për të qëndruar atje ia zgjat vetes derisa detyrohet t’ia mësyjë qendrës së qytetit për të ligjëruar në Fakultetin e Arteve apo për ndonjë detyrë tjetër.

Përdhesja e galerisë është atelieja e piktorit. Pamja e saj nga hyrja kryesore ofron një mozaik punimesh të teknikave e temave të ndryshme.

Një raft i madh librash, pikturat e gjësendet personale, janë tregues që Qahili rehatinë e gjen aty.

Rrugëtimi i tij artistik fshihet prapa qindra pikturave e vizatimeve. Skicat dhe pikturat në letër a pëlhurë janë të pandashme për të. Për secilën pikturë që flet nxjerr edhe skicën e saj... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)