Për herë të parë në skenën kosovare pianistja ruse, Violetta Egorova, ka dëshmuar teknikë të jashtëzakonshme, të mërkurën mbrëma, në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare.
Megjithëse e buzëqeshur si person, para pianos fytyra e saj merr krejt tjetër pamje. Serioziteti i saj maksimal në skenë është dëshmuar qysh në veprën e parë kur ajo ka luajtur “Theme and variations in F-Dur” të Pyotr Ilyich Tchaikovskyt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka vazhduar me dy vepra të Frederic Chopinit, “Polonaise” dhe “Ballade”. Duartrokitjet kanë qenë të shumta njëjtë si edhe numri i publikut që nuk është luhatur tash e 12 mbrëmje koncertale të “Chopin Piano Festit”. Nga kompozitori të cilit i dedikohet festivali, ajo ka sjellë edhe “Polonaise in a-dur- Heroique” që luhatet midis tingujve të butë dhe të fortë.
Egorova herë ka shtypur tastet me elegancë e delikatesë e herëve të tjera loja ka qenë aq dinamike dhe e shpejtë saqë duart e saj nuk shiheshin tek lëviznin. Në veprën e fundit që e ka sjellë premierë në Kosovë “24 preludet” e Alexander Scriabin, ka ngjarë sikur shpirtin dhe trupin t’i ketë vënë në funksion të tingullit.
Edhe këtu Egorova i ka vulosur epitetet që i janë dhënë, si ai që ia ka bërë kritika italiane që kishte shkruar se kur ajo luan Mozartin tingëllon sikur zëri i engjëjve në kishë. “Duart e Egorovas flasin bukur”, kishte qenë një tjetër vlerësim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Harmonia në dialog me “Chopin Piano Festin” e festës dhe të urave
-
Pianistja e rrëfimeve muzikore përtej kufijve të politikës
-
Interpretuesi gjenial i dramës muzikore që peshon çdo notë
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer
-
“Chopin Piano Festi” me ngjyrat e peizazhit muzikor të Kosovës