Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pianisti për të cilin muzika është bashkim i njerëzve

Dashuria për pianon që i dha ngjyrim edhe vetë jetës së tij e ka shoqëruar tash 23 vjet. 

Pianisti amerikan Daniel Walden ka prekur taste të pianove të ndryshme deri më tash, përfshirë edhe atë në të cilën ka luajtur edhe kompozitori i mirënjohur polak Frédéric Chopin. 

Së fundmi në Kosovë, në edicionin e 14-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, që përfundoi të dielën e kaluar, ka luajtur me “Oerknal”, njërin nga grupet ku ai bën pjesë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë grup e kishin formuar para pesë vjetësh, gjatë viteve të studimeve dhe akoma vazhdojnë që së bashku të sjellin tinguj të muzikës bashkëkohore eksperimentale. 

I lindur në Kaliforni më 1990, thekson se pikënisja e gjithçkaje ka qenë familja, shkolla dhe diversiteti i atij qyteti. Muzika thotë se e ka bërë njeri më të mirë dhe sot nuk e di se çfarë njeriu do të ishte pa të. 

“Më ka bërë më mendjehapur, më ka mësuar të dëgjoj të tjerët, po ashtu më ka mësuar se si të pres e të përkushtohem në mësimin e gjërave. Për shembull, t’i e ushtron një vepër për shumë muaj dhe ky lloj përqendrimi që e kam fituar falë muzikës ka formësuar gjithçka që bëj tani”, thotë Walden.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm