Nesër do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët të peticionit kundër privatizimit të Kinemasë së qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla”.
Për këtë iniciativë të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, do të përdoren 5 lokacione në qytet, për mbledhjen e nënshkrimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënshkrimet do të mblidhen në këto pika:
1) Qendra e qytetit,
2) Universiteti “Haxhi Zeka”,
3) Stacioni i autobusëve,
4) Qarshia e gjatë,
5) Kinemaja “Jusuf Gërvalla”.
Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri më 28 Mars, transmeton kp.