Kulturë

Personalitetet 2021/ Yllka Gashi: Sandra Bullocku shqiptare

Aktorja Yllka Gashi është eksperte e ndryshimeve. Si fëmijë përjetoi luftën në Kosovë. E që atëherë e ka gjetur veten duke marrë epitete të ndryshme: e mbijetuar e luftës, refugjate dhe tani emigrante. Megjithatë, pas gjithë këtyre, një mbetet gjithmonë: Yllka Gashi është artiste.

Triumfi i saj me rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi” ka krijuar një linjë me atë të aktores amerikane, Sandra Bullock, për rolin e saj si Ruth Slater në filmin “The Unforgivable”. Madje, në rrjetet sociale nisën të shpërndaheshin fotografi që tregonin ngjashmëritë që kanë dy aktoret.

Me “Zgjoin” që po i hap rrugë për një karrierë ndërkombëtare, Gashi mund ta gjejë veten në “Academy Awards”, duke pranuar çmimin për aktoren më të mirë, siç i kishte ndodhur Bullockut më 2010.

“A e kam merituar me të vërtetë këtë çmim, apo u kam mashtruar të gjithëve”, do ta niste Bullock fjalimin e saj duke qeshur. Atë do t’ua dedikonte prindërve, në veçanti nënave. “Dua të falënderoj nënën time që nuk më ka lënë të dal me veturë me djem derisa kam mbushur 18 vjet pasi që ajo kishte të drejtë. Unë do ta bëj atë që ajo thoshte se duhet ta bëj. Që më ka bërë të ushtroj çdo ditë kur shkoj në shtëpi në piano, për balet, apo çfarëdo që unë dëshiroja të bëj”, kishte vazhduar ajo. Po Gashi, si do ta niste fjalimin e saj?