Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Përpara Fundit” në përgjigjen e fundit

I dashtun Ernesto!

Letrën tuaj e mora dhe më duhet t’ju them se arriti, kur nuk e prisja më. E kam fjalën për librin tuaj “Përpara Fundit”, që i përkthyer në shqipe u botua edhe këtu.

Sigurisht, e fshehta që më besuat dikur në Tiranë (“Po shkruaj një libër për Kozmosin!”), më pati shtyrë të mendoja për hapësira të llojit tjetër, si i thonë fjalës, të parrokshme. Por edhe në një pikë loti, prapëseprapë, e gjeta grimcën kozmike, shkruan sot Zija Çela në Koha Ditore.

Ah, syri juaj, dhembja juaj! Syri që pikon e dhembja që fërgëllon nëpër fletët.

Nuk është çudi që pikërisht rruaza e lotit të jetë Alefi i parë, ai i vërteti, të cilin ne më kot e kërkojmë ndryshe duke fantazuar sipas Borgesit. Pylli i errët i vetmisë që ju mundon, ishte aq tronditës, sa më gllabëroi menjëherë dhe, ndonëse me vonesë, marr pjesë në zinë tuaj pikëlluese.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)