Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mehr Licht

Kishte kohë që nuk kisha kaluar nga korzoja. Ajo shmangej nga të gjithë. I binim andej vetëm në rastet kur nuk kishte alternativë. Korzoja, gjatë kishte qenë “zemra“ e qytetit. Aty pothuajse të gjithë e kishin vendin e vet: “te pema”, “te kioska”, “te sporti” e të tjera. Aty gjeneratë pas gjenerate vinin “nënshkrimet“ individuale dhe grupore. Kështu ishte formësuar identiteti i qendrës dhe në të njëjtën kohë individët ndërtonin personalitetin me të cilin identifikoheshin në qytet, shkruan sot Koha Ditore.

Në korzo tash ishin vendosur forcat policore dhe se ajo tashmë i ngjasonte një cope të zhivës, të cilën kur e godet, shpërndahet në nukleuse të vogla.

Në vend të qendrës, qytetarët, grupet e ndryshme të mëdha ose të vogla kishin “gjeneruar” hapësira të tjera në ato nukleuse të cilat ishin të shpërndara gjithandej qytetit. Kjo mënyrë e të jetuarit, ose të bashkëjetuarit me qytetin kishte dalë si produkt i ndrydhjes së fortë nga grushti që i ishte dhënë. Ky qytet i vogël, por mijëvjeçarë kishte qenë shpesh arenë e betejave dhe përplasjeve të ndryshme gjatë historisë së vet, dhe tani kishte nxjerrë nga gjiri i memories, mënyrën e të jetuarit në hapësira alternative paralelisht me pushtuesin. /Xhelal Llonçari

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)