Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përkthimi të bën realist

Mimoza Hysa është përkthyese, shkrimtare dhe studiuese. Ka lindur në Tiranë. Ka mbaruar studimet për gjuhë dhe letërsi italiane në Universitetin e Tiranës, si dhe për kulturë dhe letërsi italiane në Itali, me një tezë mbi poezinë e Montales, shkruan sot Koha Ditore.

Ka përfunduar masterin shkencor për studime letrare me një punim mbi veprën e Isuf Luzajt pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, ku edhe po përgatit tezën e doktoraturës.

Për 25 vjet me radhë si përkthyese letrare ka sjellë në shqip mbi tridhjetë vepra të rëndësishme nga letërsia italiane. Është gjithashtu autore e tri vëllimeve në prozë: romanit “Koha e erës”, vëllimit me tregime “Vend/imi”, romanit “Histori pa emra”, si dhe e studimit monografik mbi veprën letrare të profesor Isuf Luzajt.

Fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ndër më të rëndësishmit: çmimi “Përkthyesja e huaj e vitit 2014”, dhënë nga Ministria e Kulturës e Italisë.

Vdekja më ka zënë gafil në fëmijëri dhe kishte sytë e tim ati. E nga dita e lagësht e prillit më hyri në kocka për të mos m’u ndarë më, si sëmundje.

Ta nisësh jetën duke njohur më parë vdekjen është si ta nisësh nga rrënjët nën tokë e të gërmosh si urithi për të dalë në dritë. Ka shijen e tradhtisë, e prerjes në besë, dhe ta heqë përgjithnjë lehtësinë e të jetuarit pa kokëçarje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)