Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Përgjithmonë” dokumenton rrugëtimin artistik të Blerim Pecit

Një dokumentar që pasqyron rrugëtimin jetësor e artistik të aktorit Blerim Peci, u shfaq në ekranin e madh, në ditën që shënoi përvjetorin e parë të vdekjes së tij.

“Përgjithmonë”, që dokumenton momentet më të rëndësishme të karrierës së Pecit, që u bë i njohur me emisionet televizive në të cilat ironizonte me antivlerat e dukuritë negative, u shfaq të dielën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

I realizuar nga regjisori Kastriot Saqipi, me autore Afërdita Sopjani-Pecin, ky dokumentar u shfaq në kuadër të akademisë përkujtimore të mbajtur me rastin e njëvjetorit të vdekjes së artistit. Një minutë heshtje i parapriu ceremonisë me fjalime, e shfaqjes së dokumentarit, derisa në hollin e TKK-së u vendos libri në të cilën miqtë, familjarët e bashkëpunëtorët ndanë kujtimet me aktorin që vdiq më 9 janar të vitit 2017.

“Përgjithmonë” gërsheton jetën artistike me atë personale të Pecit, i cili karrierën si humorist e kishte nisur në vitet ’90”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm