Çdo vit, kur ditët zgjaten dhe kur nisin të lulëzojnë qershitë e para në lagjen time, u hedh një sy atyre që mund të kthehen në këngët më të dëgjuara të verës – të parat zakonisht nxirren në treg diku kah Dita e Presidentëve – dhe e mbushi listën time me këngët e preferuara.
Për mua nuk është krejt punë popullariteti, ose njëfarë ujdie se cila mund të jetë këngë më e mirë individuale verore. Më fort lidhet me atë se cilat mund të jenë më të mirat në atë që mënyrë që ia vlen t’i kem në listën time të mbushur me një valë të hareshme. Thelbi i krejt kësaj përzgjedhjeje është te ndjenja e rrallë që ta krijojnë.
Dhe cili është sekreti që ta krijon këtë ndjenjë të rrallë verore? Çfarë më bën të krijoj një listë të caktuar vjetore, përderisa një këngë tjetër pluhuroset në radhë? Deri para pak vitesh nuk do ta kisha menduar se do të kishte një përgjigje të kënaqshme në këtë pyetje. Si shumica e njerëzve, edhe unë do të përgjigjesha duke shprehur shkurtimisht për këngën që të prek në tel – e dëgjon, le të themi, derisa bën skarë në oborr ose bën qejf në ndonjë pishinë maje ndërtese – ose rëndësi kanë tempi dhe toni.
Por ndryshimi nisi të shfaqej në fillim të vitit 2015, kur për tri vera me radhë e kuptova se tingulli i vetëm më i fuqishëm, sa në mënyrë absurde, aq edhe ekstreme, do të mundë të më krijonte ndjenjën për t’ia lëshuar zërin, të shkoja në barin e parë të afërt dhe të çoja diçka të freskët për pikë të qejfit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)