Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke kujtuar piktorin e madh Ibrahim Kodra, ka njoftuar se me rastin e 99 vjetorit të lindjes në Milano, në ndërtesën ku ai jetoi vendosën pllakën përkujtimore.
Pacolli ka postuar disa fotografi në facebook, duke shkruar se si sot, para 99 vjetësh në fshatin Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh Ibrahim Kodra, transmeton kp.
“Si sot, para 99 vjetësh në fshatin Ishëm të Shqipërisë, lindi piktori i madh Ibrahim Kodra. Edhe pse tani nuk është në mesin tonë, emri i tij më ushqen me ndjenjën e krenarisë. Në respekt të përvjetorit të lindjes sot në Milano, në ndërtesën ku ai jetoi, në praninë e shumë miqve të tij ngritëm pllakën (e shumëpritur) përkujtimore. Trashëgiminë e madhe të Kodrës unë do t'ia kthej popullit shqiptar. Vendin tonë, Prishtinën (me muzeun e që tani është duke u ngritur) shpejt do ta bëjmë pikë të rëndësishme për vizitorët dhe artdashësit e veprës së Ibrahim Kodrës”, ka shkruar Pacolli.
{gallery}