Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Papirusi prej 52 metrash, zbulim i rrallë në një shekull

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një papirus të lashtë të paprekur, që daton në vitin 50 para erës sonë, në atë që ekspertët në vend e quajnë zbulimi i parë i këtij lloji në një shekull.

Papirusi 52 metra i gjatë u gjet në zonën arkeologjike Saqqara. Artefakti i lashtë përmban deklarata dhe magji nga Libri Faraonik i të Vdekurve për të ndihmuar ata që kanë vdekur në jetën e tyre të përtejme.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziri, njoftoi për zbulimin gjatë një aktiviteti të Ditës së Arkeologëve të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve në Egjipti. Waziri ka thënë se papirusi, i cili u restaurua plotësisht në Muzeun Egjiptian në Tahrir, po përkthehet në arabisht dhe do të prezantohet në hapjen e Muzeut të Madh Egjiptian.

Papirusi u zbulua brenda një prej 250 sarkofagëve prej druri të gjetur në zonën arkeologjike qershorin e kaluar. Studiuesit dhe arkeologët kanë punuar në vend për më shumë se dy vjet. Vetëm në vitin 2022, arkeologët zbuluan qindra mumie, një piramidë të një mbretëreshe të panjohur, pesë varre të pikturuara, varrin e një dijetari të lashtë dhe një sarkofag që i përkiste thesarit të mbretit Ramses II.

Folegj: Papirusi 52 metra i gjatë u gjet në zonën arkeologjike Saqqara. Artefakti i lashtë përmban deklarata dhe magji nga Libri Faraonik i të Vdekurve për të ndihmuar ata që kanë vdekur në jetën e tyre të përtejme