Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Organizata “Artpolis” themelon klube teatrale në shkolla fillore

Në kohë pandemie, në 20 shkolla fillore të vendit mësimit online i është shtuar edhe një aktivitet tjetër.

Organizata joqeveritare “Artpolis”, me mbështetjen e “Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim”, ka themeluar klube teatrore, transmeton KOHA.

Koncepti i këtij projekti ishte menduar ndryshe, por që nga muaji shkurt, ky aktivitet po zhvillohet online.

Përveç provave e shfaqjeve, nxënësit u sfiduan edhe në fusha të tjera kreative.

Projekti “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim” po vazhdon të zhvillohet online.

Edhe “Artpolis” i përfshin nxënësit në teatër për shfaqje online Kulturë “Artpolis” i përfshin nxënësit në teatër për shfaqje online

Teknikat e teatrit dhe të aktrimit, ndarjen e roleve e krijimin e skenave të vogla teatrale, nxënësit po i mësojnë nga aktorë profesionistë.

Projekti që do të zgjasë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Do të përmbyllet me garën e aktorëve të rinj.